30 Prill 2023, 12:40
Nga f.i
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë batutën e rradhës në një darkë vjetore shtypi, e cila u mbajt në Shtëpinë e Bardhë. BBC shkruan se Biden gjatë fjalimit se manjati 92-vjeçar Rupert Murdoch e bëri atë të dukej si këngëtari Harry Styles dhe bëri shaka se ishte mik me një nga baballarët themelues të SHBA-së, James Madison.
Biden, në moshën 80-vjeçare, ka njoftuar se planifikon të kandidojë për rizgjedhje dhe sulmoi kritikët që mendojnë se ai është shumë i vjetër për ta bërë këtë. Presidenti filloi të argëtohej me gazetarët duke parashikuar titujt e mediave në lidhje me rëndësinë e moshës së tij. Madje ai shprehu se si shikohet ajo në këndvështrime të ndryshme nga secili.
“Unë besoj në amendamentin e parë, jo vetëm sepse miku im i mirë Jimmy Madison e shkroi atë”,- tha ai, duke iu referuar një prej baballarëve themelues të Amerikës, i cili vdiq në 1836.
“Shiko, e kuptoj që mosha është një çështje krejtësisht e arsyeshme. Është në mendjen e të gjithëve dhe me të gjithë, dua të them New York Times. Titulli: “Mosha e avancuar e Biden është një çështje e madhe. Megjithatë, ajo e Trump nuk është”.
“Ata thonë se jam i lashtë. Unë them se jam i mençur. Ata thonë se jam mbi kodër, Don Lemon do të thoshte: “Ky është një burrë në kulmin e tij”,-ishte batuta ku gazetarët qeshën me presidentin.
Në darkë përveç politikanëve, duke përfshirë zëvendëspresidenten Kamala Harris ndodheshin edhe të famshëm si aktori Liev Schreiber dhe këngëtari John Legend dhe gruaja e tij, Chrissy Teigen, një modele dhe personalitet televiziv.
joe biden
Bota
30 Prill 2023, 12:21
f.i
Simon Batiste dhe Fatmir Limani
BRITANI E MADHE- Arrestimi i Fatmir Limanit ështe bërë sërisht kryefjalë në mediat brita...
Bota
30 Prill 2023, 11:54
f.i
protesta ne Izrael
IZRAEL- Më shumë se 160 mijë qytetarë dolën në rrugët e Tel Avivit për të demonst...
Bota
30 Prill 2023, 11:34
f.i
veshja mbretërore
BRITANI E MADHE- Pak ditë nga kurorëzimi i mbretit Charles III, i cili do të zhvillohet në 6 maj, detaje t&...
Bota
30 Prill 2023, 11:15
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Një civil u vra dhe një tjetër u plagos gjatë bombardimeve ruse të lagjeve të banuara në r...
Bota
30 Prill 2023, 11:08
f.i
foto ilustruese
TURQI- Turqia ka një rrugë të gjatë përpara deri në barazinë e vërtetë gjinore. Por n&eum...
Bota
30 Prill 2023, 10:57
f.i
Pamje nga vendngjarja
INDI- Të paktën 11 persona, përfshirë tre fëmijë janë vrarë si pasojë e rrjedhjes s...
Bota
30 Prill 2023, 10:33
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Forcat e armatosura ukrainase kanë bombarduar rajonin Bryansk të Rusisë duke shkaktuar dy të vdekur....
Bota
30 Prill 2023, 10:00
f.i
Pamje nga ngjarja
GJERMANI-Autoritetet gjermane janë përballur me kritika të ashpra që kur një video virale tregoi një fë...
Bota
30 Prill 2023, 09:00
A.B
Pilula
JAPONI- Pilula e abortit do të bëhet e disponueshme në Japoni për herë të parë pasi ministria e sh...
Bota
30 Prill 2023, 08:51
A.B
Policia
HONG KONG- Departamenti i Krimit të Organizuar dhe policia e Hong Kongut arrestoi më shumë se 200 persona në një operacion...