Bota

Lufta në Ukrainë/ Rusia bombardon rajonin Kherson, një civil humb jetën dhe një tjetër ngelet i plagosur

Oleksandr Prokudin pas sulmit tha se autoritetet rajonale do të identifikonin rrugë të sigurta për t'u larguar nga vendbanimet, do të organizonin strehim të përkohshëm dhe do të siguronin ilaçe, ushqime dhe nevoja të tjera.

30 Prill 2023, 11:15 Nga f.i
Lufta në Ukrainë/ Rusia bombardon rajonin Kherson, një civil humb
foto ilustruese

UKRAINË- Një civil u vra dhe një tjetër u plagos gjatë bombardimeve ruse të lagjeve të banuara në rajonin Kherson të Ukrainës jugore. Mediat e huaja raportojnë se Oleksandr Prokudin pas sulmit tha se autoritetet rajonale do të identifikonin rrugë të sigurta për t'u larguar nga vendbanimet, do të organizonin strehim të përkohshëm dhe do të siguronin ilaçe, ushqime dhe nevoja të tjera.

“Forcat ushtarake ruse qëlluan 27 herë mbi vendbanimet paqësore të rajonit të Khersonit, përdorën artileri, raketa, mortaja, tanke dhe dronë, armiku goditi lagjet e banimit të vendbanimeve të rajonit,"-tha guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin.

Trupat pushtuese ruse kanë sulmuar rregullisht zonat e banuara civile në rajone të ndryshme të Ukrainës afër territorit rus ose territorit të pushtuar nga Rusia, duke përfshirë Chernihiv, Sumy, Kharkiv, Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhya dhe Mykolaiv.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll