Bota

Rrjedhje gazi në një fabrikë në Indi/ 11 të vdekur, mes tyre tre fëmijë

'Goyal Milk Plant', një fabrikë që prodhon produkte qumështi, ka përjetuar një rrjedhje gazi nga sistemi i ftohjes. Banorët e afërt thuhet se u ka rënë të fikët në shtëpitë e tyre dhe aktualisht është e pasigurt për këdo që të hyjë në zonë.

30 Prill 2023, 10:57 Nga f.i
Rrjedhje gazi në një fabrikë në Indi/ 11 të vdekur, mes
Pamje nga vendngjarja

INDI- Të paktën 11 persona, përfshirë tre fëmijë janë vrarë si pasojë e rrjedhjes së gazit në një fabrikë në rrugën Sua pranë Giaspura në Ludhiana. Mediat e huaja raportojnë se shumë të tjerë dyshohet se kanë ngelur të bllokuar brenda në fabrikë.

'Goyal Milk Plant', një fabrikë që prodhon produkte qumështi, ka përjetuar një rrjedhje gazi nga sistemi i ftohjes. Banorët e afërt thuhet se u ka rënë të fikët në shtëpitë e tyre dhe aktualisht është e pasigurt për këdo që të hyjë në zonë.

Ekipet e shpëtimit po punojnë në zonë dhe gjithashtu një ekip mjekësh ndodhet në vendngjarje.

Rrjedhjet e gazit industrial janë të zakonshme në Indi dhe shpesh fajësohen për standardet e dobëta të sigurisë dhe kontrollet e pamjaftueshme. Vitin e kaluar të paktën 112 gra u shtruan në spital pas një rrjedhje gazi në një fabrikë të prodhimit të rrobave në shtetin jugor të Andhra Pradesh.

 

11 te vdekur ne indi

Sondazh

Poll