Bota

"Hije rrjedhëse"/ AKSION kundër MAFIAS në Hong Kong, arrestohen më shumë se 200 persona

Operacioni përfshinte bastisje në vende të ndryshme të lidhura me krimin e organizuar.

30 Prill 2023, 08:51 Nga A.B
"Hije rrjedhëse"/ AKSION kundër MAFIAS në Hong Kong,
Policia

HONG KONG- Departamenti i Krimit të Organizuar dhe policia e Hong Kongut arrestoi më shumë se 200 persona në një operacion kundër mafias në rajonin special administrativ kinez. Aksioni i policisë, i quajtur "Hije rrjedhëse", u zhvillua midis të enjtes dhe të shtunës, për të luftuar krimin dhe aktivitetet e mafias kineze, të njohura si triada, por arrestimet u kryen sot.

Operacioni përfshinte bastisje në vende të ndryshme të lidhura me krimin e organizuar, të cilat rezultuan në sekuestrimin e një sasie të vogël armësh dhe droge, si dhe pajisje dhe materiale të përdorura në lojërat e paligjshme të fatit./Dosja.al

operacion ne hong kong

Sondazh

Poll