Bota

Ishte paralajmëruar! Shembet ndërtesa në Brazil, gjashtë të vdekur, 5 të plagosur

Shembja ndodhi në mbrëmje në ndërtesën Leme, një ndërtesë trekatëshe në lagjen Jardim Atlântico. Ndërtesa, e cila rrezikonte shembjen, kishte një urdhër dëbimi të datës 2000 për banorët e saj.

30 Prill 2023, 07:28 Nga A.B
Ishte paralajmëruar! Shembet ndërtesa në Brazil, gjashtë
Kerkimet

BRAZIL-Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë u plagosën pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Olinda, në shtetin Pernambuco. Mes viktimave janë edhe dy të mitur, 16 dhe 13 vjeç, të cilët banonin në pallat me familjet e tyre.

Autoritetet kanë gjetur trupin e një gruaje 60-vjeçare në orët e para të mëngjesit. Gruaja e identifikuar si Maria do Socorro Oliveira da Silva, ishte i vetmi person i zhdukur që ende po kërkohej në rrënoja pas shembjes së kompleksit të banimit.

Departamenti i Zjarrfikësve të Shtetit të Pernambukos përfundoi kërkimin në orën 5:00 të mëngjesit.

Fillimisht, autoritetet raportuan se aksidenti kishte lënë të vdekur një burrë dhe një fëmijë, por më pas u gjet trupi i një gruaje 52-vjeçare dhe në mbrëmje një grua 32-vjeçare dhe një 16-vjeçare. 

Shembja ndodhi në mbrëmje në ndërtesën Leme, një ndërtesë trekatëshe në lagjen Jardim Atlântico. Ndërtesa, e cila rrezikonte shembjen, kishte një urdhër dëbimi të datës 2000 për banorët e saj.

Rreth 100 zjarrfikës dhe punonjës të tjerë të parë morën pjesë në operacionin e shpëtimit./Dosja.al

shembet ndertesa ne brazil

Sondazh

Poll