Bota

SHBA: Pekini të ndalojë aksionin e rrezikshëm në Detin e Kinës Jugore

Incidenti, i cili ka rritur tensionet midis Pekinit dhe Manilës, ndodhi të dielën pranë ishujve Spratly, një ditë pas bisedimeve në kryeqytetin e Filipineve midis ministrit të Jashtëm kinez Qin Gang dhe presidentit të Filipineve Ferdinando Marcos Jr.

29 Prill 2023, 22:27 Nga I.A
SHBA: Pekini të ndalojë aksionin e rrezikshëm në Detin e
Luftanija kineze

SHBA- Uashingtoni i bëri thirrje Pekinit sot që t'i japë fund veprimeve të tij provokuese dhe të rrezikshme në ujërat e diskutueshme të Detit të Kinës Jugore, pas një përplasjeje të afërt midis një anijeje të rojes bregdetare kineze dhe një anijeje filipinase.

"Ne i bëjmë thirrje Pekinit të ndalojë veprimin e tij provokues dhe të rrezikshëm. SHBA kujtoi se një sulm i armatosur në Paqësor, në Detin e Kinës Jugore, kundër forcave të armatosura Filipine, anijeve qeveritare ose avionëve, përfshirë ato të Rojes Bregdetare , do të rezultonte në zbatimin e angazhimeve të mbrojtjes reciproke të SHBA" me Filipinet sipas një traktat i vitit 1951," tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Uashingtonit për "aleatin" e tij Manila.

Incidenti, i cili ka rritur tensionet midis Pekinit dhe Manilës, ndodhi të dielën pranë ishujve Spratly, një ditë pas bisedimeve në kryeqytetin e Filipineve midis ministrit të Jashtëm kinez Qin Gang dhe presidentit të Filipineve Ferdinando Marcos Jr. Qëllimi i atij takimi ishte të de-përshkallëzonte tensionin mes dy vendeve lidhur me këto ujëra të diskutueshme.

matthew miller qin gang ferdinando marcos jr.

Sondazh

Poll