Bota

Qeveria e Kosovës: Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit i drejtë dhe i duhur

Qeveria thekson se paragrafi i parë i nenit 35 të Kushtetutës garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve në Republikën e Kosovës në çdo vendbanim.

29 Prill 2023, 22:07 Nga I.A
Qeveria e Kosovës: Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit i
Qeveria e Kosoves

KOSOVË- Vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës për hapjen e Urës së Ibrit e ka përkrahur sonte Qeveria e Kosovës. Në një përgjigje me shkrim për RTK-në, Qeveria thekson se paragrafi i parë i nenit 35 të Kushtetutës garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve në Republikën e Kosovës në çdo vendbanim.

"Çfarëdo pengese në lirinë e lëvizjes cenon këtë të drejtë themelore. Prandaj edhe vendimi për heqjen e pengesave të tilla është veprim i drejtë dhe i duhur", thuhet në përgjigje.

I dërguari special i BE-së, Mirosllav Lajçak, duke folur për këtë vendim, ka theksuar se nuk është koha për ta hapur Urën e Ibrit.

ura e ibrit

Sondazh

Poll