Bota

KFOR-i reagon për çështjen e Urës së Ibrit: Rihapet përmes dialogut politik

Mirëpo, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, përmes një përgjigje për Dukagjinin, kërkon që kjo çështje të zgjidhet përmes dialogut.

29 Prill 2023, 21:00 Nga I.A
KFOR-i reagon për çështjen e Urës së Ibrit: Rihapet
Ura e Ibrit

KOSOVË- Xhamia e djegur në urën së Ibrit mund t’i rikthehet Mitrovicës së Veriut. Kjo mund të ndodhë në rast se Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut voton propozimin për rindërtimin e saj. Nedzad Uglanjin, kyesues i këtij organi në komunë ka shpresa të mëdha që kjo do të ndodhë.

“Dje është dashtë të vije edhe vendimi për rindërtimin e xhamisë e cila ka qenë këtu tek ura, xhamia e vjetër, e cila është ndërtu më 1873. Tash ne faktikisht si komunitete joshumicë po jetojmë qe 23 vjet pa të drejtat e njeriut, sepse se kemi objektin religjioz”, ka thënë Nedzad Uglanjin.

Të premten, Kuvendi komunal që udhëheq Uglanjin, mori vendim që ura e Ibrit të hapet për qarkullimin e automjeteve. Mirëpo, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, përmes një përgjigje për Dukagjinin, kërkon që kjo çështje të zgjidhet përmes dialogut.

“Rihapja e urës është një çështje që duhet të zgjidhet përmes dialogut politik. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të monitoroj zhvillimet lokale dhe qëndron plotësisht i fokusuar në implementimin ditor të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 e vitit 1999, për të siguruar një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, kanë thënë nga KFOR.

Megjithatë, Uglanjin thotë se me vendimet e tyre, po synojnë rikthimin e normalitetit në veri.

“Tash funksionalizimi do të jetë më i fuqishëm sespe deri tash këto 5-6 muaj u përballëm me këto problemet e Kuvendit, mirëpo tash fuqizimi do të vie me zgjedhjen e kryetarit edhe funksionalizimi do të jetë shumë më i mirë”, ka thënë Nedzad Ugljanin.

Uglanjin ka thënë gjithashtu se do të ndërtojnë edhe shkollën në Kodër të Minatorëve, e cila funksionon në një objekt të improvizuar.

nedzad uglanjin kfor

Sondazh

Poll