Bota

Sekuestrimi i shkollës ruse nga Polonia, Moska: Kanë shkelur ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjet dypalëshe

Ministria e Jashtme e Rusisë theksoi se autoritetet polake ishin vendosur në mjediset e shkollës së ambasadës me qëllim që ta 'kapnin' atë dhe ky veprim shkel ligjin ndërkombëtar.

29 Prill 2023, 20:48 Nga f.i
Sekuestrimi i shkollës ruse nga Polonia, Moska: Kanë shkelur ligjin
shkolla në Varshavë

RUSI- Rusia premtoi se do të përgjigjet ashpër ndaj asaj që tha se ishte sekuestrimi i paligjshëm nga Polonia i shkollës së ambasadës së saj në Varshavë. Mediat e huaja raportojnë se Rusia e ka quajtuar atë një shkelje flagrante të Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.

“Një hap i tillë i paturpshëm i Varshavës, i cili shkon përtej kornizës së komunikimit të civilizuar ndërshtetëror, nuk do të mbetet pa reagimin tonë të ashpër dhe pasojat për autoritetet polake dhe interesat e Polonisë në Rusi”,- tha ministria, Maria Zakharova.

Ministria e Jashtme e Rusisë theksoi se autoritetet polake ishin vendosur në mjediset e shkollës së ambasadës me qëllim që ta 'kapnin' atë dhe ky veprim shkel ligjin ndërkombëtar.

“Varshava ka shkelur ligjin ndërkombëtar, marrëveshjet dypalëshe dhe legjislacionin kombëtar. Ajo po sillet në një mënyrë sfiduese dhe të paligjshme, e cila mund të karakterizohet me një fjalë, provokim,”- tha diplomatja.

Sergei Andreyev, ambasadori i Moskës në Poloni tha më herët se ndërtesa ku ndodhet shkolla e ambasadës ishte një ndërtesë diplomatike të cilën autoritetet polake nuk kishin të drejtë të hynin.

rusi poloni maria zakharova

Sondazh

Poll