Bota

Kurti takon ish-Kryeministrin Papandreu, bisedojnë për bashkëpunimin në rritje Kosovë-Greqi

Me Papandreou, Kurti pati një mëngjes pune gjatë të cilit u diskutua rreth bashkëpunimit bilateral në rritje ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimeve të fundit në Kosovë, rajon dhe kontinentin e Europës.

29 Prill 2023, 20:36 Nga I.A
Kurti takon ish-Kryeministrin Papandreu, bisedojnë për
George Papandreou dhe Albin Kurti

GREQI- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar me ish-kryeministrin grek, njëherësh presidentin e nderit të Internacionales Socialiste dhe aktualisht kryetarin e Lëvizjes së Socialistëve Demokratë, George Papandreou.

Me Papandreou, Kurti pati një mëngjes pune gjatë të cilit u diskutua rreth bashkëpunimit bilateral në rritje ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimeve të fundit në Kosovë, rajon dhe kontinentin e Europës. Kryeministri Kurti po qëndron në Delphi të Greqisë ku po merr pjesë në forumin vjetor ekonomik.

albin kurti george papandreou

Sondazh

Poll