Bota

I dënuar për trafik kokaine e kanabisi, e shkuara kriminale e Harry Simpson, vëzhguesit që ndihmoi në vrasjen e Ardian Nikulajt

Sipas prokurorisë angleze, në Shkurt të vitit 2015, Simpson, është arrestuar për shitje kokaine dhe shitje kanabisi me vlerë 40.000 paund.

29 Prill 2023, 20:20 Nga I.A
I dënuar për trafik kokaine e kanabisi, e shkuara kriminale e Harry
Harry Simpson dhe Ardian Nikulaj

ANGLI- Një prej personave të dyshuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, Harry Simpson vazhdon të jetë në arrati. Por detaje të rejan janë zbuluar mbi të shkuarën e tij. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar prokurorisë angleze CPS raporton se Simpson ka precedentë penal dhe dënime në të shkuarën.

Një prej precedentëve penal lidhet me shitjen e drogës në rrugët e kryeqytetit anglez. Sipas prokurorisë angleze, në Shkurt të vitit 2015, Simpson, është arrestuar për shitje kokaine dhe shitje kanabisi me vlerë 40.000 paund. Atëherë 24 vjeç, Simpson po udhëtonte me një makinë tip BMë kur u ndalua dhe u kontrollua nga policia. Gjatë kontrollit rezultoi se ai po drejtonte një mjet pa siguracion dhe me patentë të hequr. Për mos të marrë një dënim maksimal ai pranoi akuzat. Gjykata e dënoi Simpson me 5 vite dhe 3 muaj burg. Paratë ‘cash’ të gjetura në shtëpinë e tij, policia lokale ia dhuroi një organizate të mbrojtjes së kafshëve.

I dënuar për trafik kokaine e kanabisi, e shkuara kriminale e Harry
Harry Simpson

Vrasja e Nikulajt u zbardh disa ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj./Dosja.al

harry simpson vrasja e ardian nikulajt

Sondazh

Poll