Bota

VD-Grabitje si në filma/ Hajdutët marrin peng drejtorin e bankës në Brazil, i vendosin bombën në gjoks

Plani i grabitjes dështoi pasi pastruesja arriti të arratisej nga banka dhe lajmëroi policinë. Brenda pak minutash, policia arriti të arrestonte dy nga grabitësit, ndërsa dy të tjerë u arratisen.

29 Prill 2023, 20:16 Nga f.i
VD-Grabitje si në filma/ Hajdutët marrin peng drejtorin e bankës
Pamje nga ngjarja

BRAZIL- Një ngjarje si një skenë filmi ka ndodhur në Brazil, ku katër persona të armatosur kanë marrë peng në shtëpinë e tij drejtorin e një banke dhe më pas e kanë çuar atë në degën e bankës për të grabitur. Dailymail ka siguruar video nga momenti kur policia qetëson drejtorin e bankës, i cili kishte të vendosur në trup një bombë.

Plani i grabitjes dështoi pasi pastruesja arriti të arratisej nga banka dhe lajmëroi policinë. Brenda pak minutash, policia arriti të arrestonte dy nga grabitësit, ndërsa dy të tjerë u arratisen.

Ngjarja nisi në mbrëmjen e së enjtes ku katër personat e armatosur shkuan në shtëpinë e drejtorit të bankës. Ata e lidhën atë, i vendosën një bombë në gjoks dhe e çuan me forcë në degën e bankës, së bashku me një tjetër drejtues, një punonjëse dhe dy roje. Fatmirësisht, gjithçka përfundoi pa të lënduar dhe policia po punon për kapjen e dy autorëve të tjerë.

grabitje ne brazil

Sondazh

Poll