Bota

Zelenskyy: Kundërsulmi do të ndodhë, do çlirojmë territoret tona

Presidenti ukrainas nuk është i gatshëm të thotë në detaje se kur do të ndodhë kundërofensiva dhe si.

29 Prill 2023, 18:56 Nga f.i
Zelenskyy: Kundërsulmi do të ndodhë, do çlirojmë
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar së fundmi se një kundërofensivë e shumëpritur kundër trupave ruse do të ndodhë. Mediat e huaja raportojnë se presidenti ukrainas nuk është i gatshëm të thotë në detaje se kur do të ndodhë kundërofensiva dhe si.

"Do të ketë një kundërsulm dhe besoj se do të ketë sukses dhe më në fund do të çlirojmë territoret tona. Nuk jam gati të them se kur do të ndodhë dhe si. Shumë gjëra varen nga ne, por ka shumë detaje në furnizimin me armë të caktuara...Ne përpiqemi të ruajmë sa më shumë jetë të jetë e mundur, kështu që armët janë vendimtare”,-tha presidenti ukrainas.

Komandanti i Përgjithshëm suprem theksoi gjithashtu ndikimin e motit në fillimin e kundërofensive.

volodymyr zelenksyy lufta ne ukraine

Sondazh

Poll