Bota

Papa Françesku në Hungari/ Takim me refugjatët ukrainas: Një e ardhme ndryshe është e mundur

Në ditën e dytë të vizitës së tij Françesku u takua me rreth 600 refugjatë, të varfër dhe të pastrehë në kishën e Shën Elizabetës në Budapest.

29 Prill 2023, 15:24 Nga f.i
Papa Françesku në Hungari/ Takim me refugjatët ukrainas:
Papa Françesku

HUNGARI- Papa Françesku takoi sot refugjatët ukrainas që ikën nga lufta në kufirin lindor të Hungarisë, duke u thënë refugjatëve se një e ardhme tjetër është e mundur. Mediat e huaja shkruajnë se në ditën e dytë të vizitës së tij Françesku u takua me rreth 600 refugjatë, të varfër dhe të pastrehë në kishën e Shën Elizabetës në Budapest.

“Edhe mes dhimbjes dhe vuajtjes, gjejmë guximin e nevojshëm për të vazhduar përpara, gjejmë forcën për të besuar se nuk ka humbur gjithçka dhe se një e ardhme ndryshe është e mundur,” -tha ai.

Një shtetas ukrainas Oleg Yakovlev tregoi se ai dhe gruaja e tij Lyudmila dhe pesë fëmijët e tyre duhej të largoheshin nga Dnipro një vit më parë pas bombardimeve ruse. I ulur në rreshtin e parë të kishës me familjen e tij, më i vogli nga fëmijët e Yakovlev, një djalë rreth katër vjeç, u argëtua nga vëmendja që po merrte, ndërsa babai i tij fliste për luftën.

'Ne u mirëpritëm këtu dhe ne gjetëm një shtëpi të re (por) shumë kanë vuajtur dhe vuajnë ende për shkak të luftës," -i tha Yakovlev Papës.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022, miliona refugjatë kanë ikur përmes Evropës Qendrore, përfshirë Hungarinë, dhe janë shpërngulur në vende të tjera. Rreth 35,000 kanë aplikuar për statusin e mbrojtjes së përkohshme në Hungari.

papa françesku ne hungari

Sondazh

Poll