Bota

FOTOGRAFIA E RE e Radoje Zvicër; Bluzë "Balmain" dhe syze, kujt ia nisi selfie-n kreu i klanit Kavaç?

41-vjeçari, në foton e shpërndarë në aplikacionin "Sky", duket që pozon para një pasqyre.

29 Prill 2023, 15:25 Nga k.m.
FOTOGRAFIA E RE e Radoje Zvicër; Bluzë "Balmain" dhe syze,
Radoj Zvicer

SERBI- Një foto e re e liderit të klanit Kavaç, Radoj Zvicer ka dalë në dritë. 41-vjeçari, në foton e shpërndarë në aplikacionin "Sky", duket që pozon para një pasqyre.

"Nuk dihet kujt i ka dërguar zvicerani selfie-n e tij,"-thotë burimi që ka siguruar foton.

FOTOGRAFIA E RE e Radoje Zvicër; Bluzë "Balmain" dhe syze,
Radoj Zvicer

Kreu i klanit “Kavaç”, Radoje Zviter, konsiderohet si një nga kontrabandistët më të mëdhenj të kokainës në botë. Emri i tij është përmendur për herë të parë në vitin 2017, kur në YouTube u publikua një video 15-minutëshe me informacione të detajuara për “klanin Kavac”, kreun e këtij grupi dhe anëtarët e tij. Radoje Zvicer është shpallur në kërkim si personi që do t’i bënte atentat presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Më 1 tetor, lajmi se në Panama ishte vrarë kreu i klanit Kavac, shpërtheu si ‘bombë’. Mediat serbe spekuluan për fatin e tij prej ditësh, por policia panameze konfirmoi se personi që u ‘likuidua’ në atë vend nuk ishte Zvicer. Gjithashtu, Radoje Zvicer, lideri i klanit të Kavaçit mendohet se është personi që ka porositur ekzekutimin e shqiptarit Ergys Dashi në Ekuador.

radoje zvicer

Sondazh

Poll