Bota

Të shtëna në Teksas/ 5 të vdekur në një sulm me armë, mes tyre edhe fëmijë

Viktima më e re në të shtënat ishte një 8-vjeçare dhe dy gra, të cilat u zbuluan në dhomën e gjumit të shtrirë në krye të dy fëmijëve të mbijetuar.

29 Prill 2023, 14:12 Nga k.m.
Të shtëna në Teksas/ 5 të vdekur në një sulm me
Foto ilustruese

SHBA- 5 persona kanë vdekur pasi u qëlluan brenda një shtëpie me pushkë të stilit AR-15. Sipas mediave të huaja, incidenti ndodhi rreth orës 23:31. Viktima më e re në të shtënat ishte një 8-vjeçare dhe dy gra, të cilat u zbuluan në dhomën e gjumit të shtrirë në krye të dy fëmijëve të mbijetuar.

Policia është ende në kërkim të të dyshuarit, një burrë hispanik, i cili dyshohet të jetë i armatosur dhe në gjendje të dehur. Të paktën 10 persona ishin në shtëpi kur policia mbërriti në vendngjarje dhe të gjitha viktimat ishin të moshës tetë deri në 40-vjeç.

Po ashtu, konfirmoi se të shtënat ndodhën të gjitha në një shtëpi, viktimat ishin të gjitha nga Hondurasi dhe se katër nga viktimat u deklaruan të vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një prej tyre u shpall e vdekur pasi u dërgua në spital. Mësohet se policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit....

shba

Sondazh

Poll