Bota

Me dajre në dorë, Michelle Obama ngjitet në skenë dhe këndon ‘Born in Usa’, me Bruce Springsteen (VIDEO)

Në videon e shpërndarë në rrjet Michelle shihet e buzëqeshur dhe dukej se po e shijonte rolin e saj si këngëtare.

29 Prill 2023, 13:59 Nga f.i
Me dajre në dorë, Michelle Obama ngjitet në skenë dhe
Michelle Obama

BARCELONË- Barak Obama së bashku me ish-zonjën e parë të SHBA-së, Michelle Obama kanë ndjekur koncertin e Bruce Springsteen në Barcelonë. Surpriza e madhe në koncert ishte Michelle Obama, e cila u ngjit në skenë dhe duke mbajtur një dajre, filloi të këndonte këngën klasike "Born in USA", së bashku me gruan e Springsteen, shkruajnë mediat e huaja.

Në videon e shpërndarë në rrjet Michelle shihet e buzëqeshur dhe dukej se po e shijonte rolin e saj si këngëtare.

Një natë para koncertit Obama, Springsteen dhe Spielberg fillimisht shijuan ushqim deti të sugjeruar nga shefi i restorantit 'Amar', Rafa Zafra. Pak orë pas darkës së bollshme në restorantin e Barcelonës, Obama së bashku me ish-zonjën e parë të SHBA-së, Steven Spielberg dhe bashkëshorten e tij Kate Capshaw, kanë ndjekur koncertin e Bruce Springsteen.

Ish-presidenti Barak Obama, është bërë mik me këngëtarin amerikan që kur ai e mbështeti fuqishëm atë në fushatën zgjedhore presidenciale të vitit 2008.

michelle obama barak obama

Sondazh

Poll