Bota

'Fytyrë të fryrë'/ Andrew Tate shfaqet i transformuar, ngre akuza ndaj mjekëve: Kërkojnë të më helmojnë

Tate po refuzon kujdesin e mjekëve pasi fytyra e tij u fry nga një reaksion për të cilën ai ka frikë se mund të ketë qenë një helmim.

29 Prill 2023, 13:29 Nga f.i
'Fytyrë të fryrë'/ Andrew Tate shfaqet i transformuar,
Andrew Tate

RUMANI- Së fundmi Andrew Tate ka ngritur shqetësimet me një video të postuar në Twitter duke u ankuar për ënjtje në lëkurën e tij. Mediat e huaja shkruajnë se sipas asaj që tha Tate ai po refuzon kujdesin e mjekëve pasi fytyra e tij u fry nga një reaksion për të cilën ai ka frikë se mund të ketë qenë një helmim.

Tate këmbënguli se nuk do të merrte ilaçe për shkak të frikës se një mjek do ta vriste me injeksione.

“Fytyrë e fryrë”, shkroi ai në një postim në Twitter. “Presioni i gjakut është i lartë. Lëkura në zjarr. Vështirë për të marrë frymë. Një lloj reagimi i rëndë ose helm. Vetëm kafe dhe ujë deri më tani sot. Të gjitha u shfaqën në 5 minutat e fundit.”-tha ai. "Nëse më vrasin ju dua të gjithëve,"-vazhdoi ai me një postim tjetër.

“Andrew nuk është alergjik ndaj asgjëje”, thuhej në një postim.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ka pirë vetëm ujë dhe kafe sot. Ose një pickim insekti ose ndonjë çmenduri e sulmit matricë në ujin e tij në shishe. Ai po refuzon mjekët dhe po fokusohet te çaji dhe frymëmarrja. Do t’ju mbajë të gjithëve të përditësuar, -thuhej në postim.

Tate u arrestua nga autoritetet rumune në dhjetor si pjesë e një hetimi penal në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore. Ish-kampioni i botës në kikboks është aktualisht nën arrest shtëpiak në shtëpinë e tij në Bukuresht, pasi u lirua nga paraburgimi në Rumani muajin e kaluar.

andrew tate

Sondazh

Poll