Bota

'Fundi është afër'/ Ambasadori Hill pak ditë para takimit në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiç-it: Serbët e kanë pritur Asociacionin për një kohë të gjatë

I pyetur se me çfarë do të ishte i kënaqur Washingtoni në bisedime, Hill përmendi prapë Asociacionin dhe tha se ai e di që ai nuk do të bëhet një ditë pas takimit, por se beson se do të ketë mirëkuptim në atë që duhet bërë.

29 Prill 2023, 13:13 Nga a.l
'Fundi është afër'/ Ambasadori Hill pak ditë para
Christopher Hill

KOSOVË- Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill parashikon se më 2 maj do të ketë një diskutim intensiv për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke shtuar se mendon që fundi i kësaj çështjeje është afër.

Serbët e kanë pritur këtë për një kohë të gjatë, por ne kemi arritur në një pikë ku do të bëhet shumë reale”, tha Hill për Pink TV, duke shtuar se SHBA-ja beson se Asociacioni është çelësi për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve.

I pyetur se me çfarë do të ishte i kënaqur Washingtoni në bisedime, Hill përmendi prapë Asociacionin dhe tha se ai e di që ai nuk do të bëhet një ditë pas takimit, por se beson se do të ketë mirëkuptim në atë që duhet bërë.

Sapo çështja e Asociacionit të përfundojë, ne do të shohim përparim në aspekte të tjera të normalizimit,” tha Hill, duke shtuar se të gjithë duhet të jenë të qetë.

Hill u pyet edhe për pikëpamjet e serbëve që liberalizimin e vizave për Kosovën dhe procesin e anëtarësimit të saj në Këshill të Europës e shohin si shpërblim, Hill tha se këto janë procese të ndara, por se i kupton pse serbët ndihen kështu. Ai tha se Serbia do të jetë anëtare e Bashkimit Europian. 

christopher hill

Sondazh

Poll