Bota

Biseda telefonike me Xi Jinping/ Zelenskyy: I kërkova të më ndihmonte në kthimin e fëmijëve ukrainas të dëbuar nga Rusia

Më shumë se 16,000 fëmijë ukrainas janë dëbuar në Rusi që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022.

29 Prill 2023, 11:20 Nga a.l
Biseda telefonike me Xi Jinping/ Zelenskyy: I kërkova të më
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha të premten se i kishte kërkuar homologut të tij kinez Xi Jinping që të ndihmonte në kthimin e fëmijëve ukrainas të dëbuar nga Rusia.

Ne duhet të përfshijmë të gjithë… për të ushtruar presion mbi agresorin rus dhe terroristët që rrëmbyen kaq shumë nga fëmijët tanë. OKB-ja, shumë të tjerë duan të bëjnë diçka, por deri më tani rezultatet kanë qenë të dobëta. Kështu që i kam bërë thirrje liderit të Kinës”, tha Zelensky.

Xi dhe Zelenskyy zhvilluan një bisedë telefonike ditën e mërkurë, e para që nga nisja e luftës në Ukranë. Pekini thotë se është neutral në konfliktin në Ukrainë dhe Xi nuk e ka dënuar kurrë pushtimin rus. Xi u paraqit si një ndërmjetës i shqetësuar për ruajtjen e stabilitetit kur vizitoi presidentin rus Vladimir Putin në mars, shkruajnë mediat e huaja. 

Më shumë se 16,000 fëmijë ukrainas janë dëbuar në Rusi që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022. Ai thotë se shumë prej tyre janë vendosur në institucione dhe shtëpi kujdesi, një akuzë e mohuar nga Rusia, e cila këmbëngul se ka shpëtuar fëmijët ukrainas nga tmerret e luftës. 

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll