Bota

Shpëtoi nga deti fëmijën 6 vjeçar/ Shqiptari HERO, Adem Qorri nga Drenasi varroset sot në vendlindje

Adem Qorri 40 vjeçar në Amerikë kishte shkuar si refugjat nga konflikti ballkanik në fund të viteve ’90-ta. Qorri ishte pronar i një salloni për rregullimin e automjeteve në Neë Port Richey. 

29 Prill 2023, 10:32 Nga a.l
Shpëtoi nga deti fëmijën 6 vjeçar/ Shqiptari HERO, Adem
Adem Qorri

KOSOVË- Shqiptari, Adem Qorri nga Drenasi i Kosovës i cili humbi jetën si hero pasi shpëtoi një 6-vjeçar i cili rrezikonte të mbytej në det, do të varroset sot në vendlindjen e tij. Ngjarja ka ndodhur në Florida në fund të muajit mars. 

Për shkak të procedurave, trupi i pajetë i Qorrit ka arritur tek dje në Kosovë. Familjarët kanë bërë të ditur se i ndjeri varroset sot në orën 15:00 në varrezat e qytetit të Drenasit.

Adem Qorri 40 vjeçar në Amerikë kishte shkuar si refugjat nga konflikti ballkanik në fund të viteve ’90-ta. Qorri ishte pronar i një salloni për rregullimin e automjeteve në Neë Port Richey. 

Si ndodhi ngjarja? 

Djemtë 6 dhe 10-vjeçarë të Mallory Hutchinson ishin në një varkë me babanë e tyre. Ndërsa djemtë notonin, ata nuk e kuptuan se sa afër rrezikut ishin deri sa ishte tepër vonë, për t'i shpëtuar u zhyt Qorri, i cili shpëtoi të miturin, por humbi jetën vetë. Qorri është nxjerrë nga uji nga një tjetër skafist, ndërsa e veja e tij, Blerta, e cilësoi bashkëshortin e saj si një hero.  

adem qorri

Sondazh

Poll