Bota

'Ne do të bëjmë histori! Gjëra të tilla ndodhin, asgjë për t'u shqetësuar'/ Paralajmëron kreu i grupit mercenar rus: 'Wagner' shumë shpejt do të zhduket!

Shefi i Wagner është ankuar vazhdimisht për mënyrën se si Rusia po e zhvillon luftën në Ukrainë dhe më parë ka thënë se njerëzve të tij nuk po u jepen municionet që u nevojiten nga Kremlini.

29 Prill 2023, 10:21 Nga a.l
'Ne do të bëjmë histori! Gjëra të tilla ndodhin,
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus 'Wagner' tha se, ushtria e cila po udhëheq sulmin në qytetin lindor të Bakhmut, së shpejti mund të pushojë së ekzistuari. 

“Sot po arrijmë në pikën ku Wagner po përfundon. Wagner, në një periudhë të shkurtër kohe, do të pushojë së ekzistuari. Ne do të bëhemi histori, asgjë për t’u shqetësuar, gjëra të tilla ndodhin”, tha Prigozhin.

Shefi i Wagner është ankuar vazhdimisht për mënyrën se si Rusia po e zhvillon luftën në Ukrainë dhe më parë ka thënë se njerëzve të tij nuk po u jepen municionet që u nevojiten nga Kremlini, shkruajnë mediat e huaja. 

Ai njihet për stilin e tij luftarak dhe sensin ironik të humorit dhe në fillim të kësaj jave bëri shaka se forcat e tij do të ndalonin granatimet e Bakhmutit për të lejuar forcat ukrainase t’ua tregonin qytetin gazetarëve amerikanë. Javën e kaluar ai shprehu gjithashtu shqetësim për një kundërsulm nga trupat ukrainase të pajisura mirë në Bakhmut. 

yevgeny prigozhin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2023, 09:19 a.l

Biden pritet të vizitojë Finlandën

  Joe Biden   SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden pritet të vizitojë Finlandën në korrik. Zyrtarët amerikanë...