Bota

BE arrin marrëveshje me 5 shtete anëtare për të rifilluar tranzitin e drithërave të Ukrainës

BE-ja ka ndihmuar Ukrainën të eksportojë grurë dhe prodhime të tjera nëpërmjet vendeve anëtare pasi portet në Detin e Zi u bënë të papërdorshme pas pushtimit të Rusisë.

29 Prill 2023, 10:10 Nga a.l
BE arrin marrëveshje me 5 shtete anëtare për të rifilluar
Foto ilustruese

Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje me pesë vende anëtare për të rifilluar tranzitin e eksporteve të grurit ukrainas. BE-ja në vend të kësaj do të ofrojë lehtësim financiar për fermerët e goditur nga fluksi i drithërave ukrainas, shkruajnë mediat e huaja. 

Zëvendëspresidenti Ekzekutiv i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis thotë se pesë vendet do të tërheqin ndalimet e tyre të njëanshme për produktet bujqësore ukrainase, ndërsa BE do të sigurojë një paketë mbështetjeje me vlerë 100 milionë euro, ose rreth 110 milionë dollarë, për fermerët e prekur.

BE-ja ka ndihmuar Ukrainën të eksportojë grurë dhe prodhime të tjera nëpërmjet vendeve anëtare pasi portet në Detin e Zi u bënë të papërdorshme pas pushtimit të Rusisë. Por pesë vendet fqinje me Ukrainën, duke përfshirë Poloninë dhe Hungarinë, kohët e fundit kanë ndaluar importet e produkteve ukrainase.

Ata thanë se dërgesat bujqësore të Ukrainës në Afrikë dhe gjetkë në fakt po shpërndahen në vendet e tyre, duke ulur çmimet dhe duke goditur rëndë fermerët e tyre. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e përshëndeti marrëveshjen. 

marreveshja e grurit

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2023, 09:19 a.l

Biden pritet të vizitojë Finlandën

  Joe Biden   SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden pritet të vizitojë Finlandën në korrik. Zyrtarët amerikanë...