Bota

Katër helikopterë amerikanë rrëzohen brenda disa javësh/ SHBA jep urdhrin për pezullimin e misioneve: Do të rikthehen në punë sapo të përfundojnë trajnimin

Një zëdhënës i ushtrisë amerikane tha se pezullimi i operacioneve ajrore hyri në fuqi të premten.

29 Prill 2023, 09:58 Nga a.l
Katër helikopterë amerikanë rrëzohen brenda disa
Helikopter

SHBA- Shefi i shtabit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara ka pezulluar misionin e fluturimeve të pilotëve, derisa të përfundojnë trajnimin e kërkuar pasi katër helikopterë u rrëzuan brenda disa javësh duke shkaktuar vdekjen e disa personave. 

Një zëdhënës i ushtrisë amerikane tha se pezullimi i operacioneve ajrore hyri në fuqi të premten. Për njësitë në detyrë aktive, trajnimi do të zhvillohet midis 1 dhe 5 majit. Gardës Kombëtare të Ushtrisë dhe njësitë e Rezervës do të kenë kohë deri më 31 maj për të përfunduar stërvitjen, shkruajnë mediat e huaja. 

Dy helikopterë AH-64 Apache u përplasën në Alaskë të enjten, duke vrarë tre ushtarë dhe duke plagosur 1 tjetër, ndërsa dy Black Hawks u rrëzuan në Kentaki në fund të muajit të kaluar, duke lënë nëntë të vdekur. 

rrezohet helikopteri

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2023, 09:19 a.l

Biden pritet të vizitojë Finlandën

  Joe Biden   SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden pritet të vizitojë Finlandën në korrik. Zyrtarët amerikanë...