Bota

Sulme nga Koreja e Veriut, motra e Kim Jong-un kundër Biden: Plak pa të ardhme! Deklarata SHBA-Seul, veprim armiqësor

Sipas saj, një marrëveshje e fundit SHBA-Korenë e Jugut do të çojë në një "rrezik më serioz" për përdorimin e armëve bërthamore që vendi i saj ka në posedim. 

29 Prill 2023, 09:48 Nga k.m.
Sulme nga Koreja e Veriut, motra e Kim Jong-un kundër Biden: Plak pa
Kim Yo-jong

KOREJA E VERIUT- Sulm i ashpër nga Kim Yo-jong, motra e fuqishme e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un ndaj presidentit amerikan Joe Biden. Sipas saj, një marrëveshje e fundit SHBA-Korenë e Jugut do të çojë në një "rrezik më serioz" për përdorimin e armëve bërthamore që vendi i saj ka në posedim. 

“Mund të konsiderohet një vërejtje e pakuptimtë nga një person në moshë të shtyrë, i cili nuk është aspak në gjendje të marrë përgjegjësinë për sigurinë dhe të ardhmen e Shteteve të Bashkuara. Ai është një plak pa të ardhme. Nuk mund të lëmë të harrojmë ose të anashkalojmë faktin që kreu i shtetit armik përdori zyrtarisht dhe personalisht fjalën "fundi i regjimit" para syve të botës. A ta konsiderojmë këtë si shenjë pleqërie?,"-tha ajo.

Reagimi i saj vjen pasi Shtetet e Bashkuara ranë dakord të vendosin nëndetëse të armatosura bërthamore në Korenë e Jugut dhe të përfshijnë Seulin në planifikimin e saj bërthamor për të kundërshtuar kërcënimet bërthamore nga Veriu. Në këmbim, Koreja e Jugut ra dakord të mos zhvillonte armët e veta bërthamore. Marrëveshja - e njohur si Deklarata e Uashingtonit - u njoftua këtë javë gjatë bisedimeve të Presidentit Joe Biden me homologun e tij koreano-jugor, Yoon Suk-yeol's në kryeqytetin amerikan./BBC

kim yo-jong

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2023, 09:19 a.l

Biden pritet të vizitojë Finlandën

  Joe Biden   SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden pritet të vizitojë Finlandën në korrik. Zyrtarët amerikanë...