Bota

'Chat GPT' së shpejti edhe në Itali, aplikacioni i famshëm vjen me disa kufizime për sigurinë e përdoruesve

Ditët e fundit, OpenAI , kompania mëmë e chatbot-it, ka rënë dakord të jetë në përputhje me legjislacionin evropian të privatësisë dhe të përmbushë kërkesat e Garantuesit të Privatësisë.

28 Prill 2023, 21:46 Nga a.l
'Chat GPT' së shpejti edhe në Itali, aplikacioni i
Chat gpt Open AI

ITALI- Chatbot-i i famshëm 'Chat GPT' ka qenë së fundmi kryefjala e mediave ndërkombëtare, risia teknologjike që ka kaluar çdo lloj pritshmërie dhe ka surprizuar përdoruesit me veçoritë e saj revolucionare në fushën e teknologjisë. Siç raportohet së fundmi aplikacioni i Inteligjencës Artificiale do të jetë i aksesueshëm edhe në Itali. 

Ditët e fundit, OpenAI , kompania mëmë e chatbot-it, ka rënë dakord të jetë në përputhje me legjislacionin evropian të privatësisë dhe të përmbushë kërkesat e Garantuesit të Privatësisë.

Garantuesi Italian i Privatësisë ka kërkuar mjete të tjera, si p.sh. mundësinë e palëve të interesuara, përfshirë edhe jopërdoruesit, për të kërkuar korrigjimin e të dhënave personale të krijuara në mënyrë të pasaktë nga shërbimi ose  anulimin e tyre. Për më tepër, OpenAI do të duhet të lejojë jopërdoruesit e interesuar të ushtrojnë të drejtën për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave të tyre personale në një mënyrë të thjeshtë dhe të aksesueshme, shkruajnë mediat e huaja. 

OpenAI do të duhet gjithashtu të zhvillojë një fushatë reklamuese për të informuar të gjithë, madje edhe jo përdoruesit, për mundësinë e përjashtimit nga chatbot. Një rast shembullor është ai i një kryebashkiaku australian, i cili sipas chatbot-it ishte dënuar për korrupsion, i cili ishte fals, gjë që çoi në kërkesën për përjashtimin e këtij të fundit nga sistemi. Nëse OpenAI nuk arrin t'i korrigjojë këto gabime, të paktën duhet të lejojë që dikush të ndalohet nga sistemi.

chat gpt

Sondazh

Poll