Bota

Po punonin në një magazinë/ Ndërtuesit zbulojnë KRIJESËN e çuditshme në Meksikë, HETUESIT shtangen: Mund të jetë fetusi i një 'përbindëshi' (VIDEO)

Krijesa ka trup të vogël, 4 gjymtyrë, kokë të rrumbullakët si foshnjë dhe fytyrë të shpërfytyruar me hundë të theksuar, kthetra dhe bisht. 

28 Prill 2023, 21:18 Nga a.l
Po punonin në një magazinë/ Ndërtuesit zbulojnë
Fetus Goblin

MEKSIKË- Disa punëtorë ndërtimi që ishin duke punuar në një magazinë në Santa Maria Regla në Meksikë, kanë zbuluar trupin e dekompozuar të një krijesë të çudtishme. Siç shihet edhe në VIDEO krijesa ka trup të vogël, 4 gjymtyrë, kokë të rrumbullakët si foshnjë dhe fytyrë të shpërfytyruar me hundë të theksuar, kthetra dhe bisht. 

Të habitur nga zbulimi i tyre, punëtorët kanë telefonuar ekspertët të cilët reaguan gjithashtu të shtangur teksa nga ekzaminimi paraprak dyshuan se krijesa ishte fetusi i një 'goblin' (goblin, lidhet me fantazi, krijesë, përbindësh).

Autoritetet thonë se mostrat janë duke u analizuar nga studiues të universitetit. Vetë fetusi po ekspozohet në Museo de los Duendes - i përkthyer si Muzeu Goblin - në komunën e Huasca de Ocampo.

Kryebashkiaku Francisco Mayoral Flores tha se mbetjet e mumifikuara mund të jenë nga një "goblin ose një nagual". Në mitologjinë mezoamerikane, një nagual është një njeri me aftësinë për të ndryshuar formën në një homolog kafshësh. 

fetus goblin

Sondazh

Poll