Bota

ME VIDEO/ Panik në Michigan, shoferit të autobusit me nxënës i bie të fikët, veprimi HEROIK i 13-vjeçarit, merr në dorë timonin dhe parandalon TRAGJEDINË

Incidenti ndodhi të mërkurën në qytetin Warren, në veri të Detroitit, kur studentët po ktheheshin në shtëpi.

28 Prill 2023, 21:07 Nga a.l
ME VIDEO/ Panik në Michigan, shoferit të autobusit me nxënës
Dillon Reeves

SHBA- Një incident i pazakontëështë raportuar në Miçigan të SHBA, ku autobusi me nxënës për pak sa nuk pëson aksident, pasi shoferi në një moment nuk u ndje mirë dhe i ra të fikët. Incidenti ndodhi të mërkurën në qytetin Warren, në veri të Detroitit, kur studentët po ktheheshin në shtëpi.

Ka qenë 13-vjeçari Dillon Reeves, veprimi heroik i të cilit shpëtoi mrekullisht shokët e tij duke shmangur përplasjen e autobusit. Vogëlushi Reeves ishte duke hipur në autobusin e shkollës me rreth 60 nga shokët e tij të klasës kur kuptoi se shoferi kishte humbur ndjenjat.  

"Ai u hodh nga vendi i tij, hodhi çantën e shpinës dhe vrapoi përpara ndërsa autobusi ishte në lëvizje," tha Robert Livernois, mbikëqyrësi i shkollave të shtetit të Miçiganit, në një konferencë për shtyp të enjten.

 

Në një video nga kamera e shkollës, 13-vjeçari nxiton dhe merr timonin, shtyp frenat dhe ndalon automjetin. Ai dëgjohet duke u bërtitur shokëve të klasës për të thirrur menjëherë ndihmë. 

dillon reeves

Sondazh

Poll