Bota

Gazetari i BBC-së vritet në frontin e luftës në Ukrainë, doli vullnetar për t'u bërë pjesë e ushtrisë

I njohur si Sasha ose Sashko, Bondarenko ishte me origjinë nga Luhansk në Ukrainën lindore.

28 Prill 2023, 20:41 Nga a.l
Gazetari i BBC-së vritet në frontin e luftës në
Oleksandr Bondarenko

UKRAINË- Ish-gazetari i BBC News Ukraine Oleksandr Bondarenko është vrarë në krye të detyrës në vijën e frontit në Ukrainë.
Ai doli vullnetar për mbrojtjen territoriale të Ukrainës në fillim të pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022, duke punuar si ekspert komunikimi dhe trainer mediash dhe më pas u bë pjesë e ushtrisë.

Nuk dihen ende detaje se si ai u vra në aksion. Miqtë e ngushtë thanë vetëm se "vdekja e kapi në një betejë". Miqtë, ish-kolegët e BBC-së dhe komuniteti i gjerë mediatik i Ukrainës i bënë homazhe një gazetari të talentuar, i cili vazhdoi të ishte një profesionist i suksesshëm i komunikimit, shruajnë mediat e huaja. 

I njohur si Sasha ose Sashko, Bondarenko ishte me origjinë nga Luhansk në Ukrainën lindore. Ai punoi për Shërbimin ukrainas të BBC-së nga viti 2007 deri në 2011 si reporter lajmesh, prezantues dhe redaktor i programeve radiofonike të transmetuara nga Kievi. Ai u largua nga BBC për të punuar për organizata të tjera mediatike. 

lufta ukraine-rusi oleksandr bondarenko

Sondazh

Poll