Bota

Konjufca: Deputetja e Serbisë nuk mund të punojë për statut të Asociacionit

 Kryetari i Kuvendit u shpreh se një deputete e Kuvendit të Serbisë, nuk mund të jetë kryesuese e ekipit menaxhues.

28 Prill 2023, 19:18 Nga a.l
Konjufca: Deputetja e Serbisë nuk mund të punojë për statut
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar sot se nuk është në interesin e Kosovës që një ekip menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit,  të mos veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Kosovës. Duke folur për media pas një diskutimi të organizuar Instituti i Kosovës për Drejtësi, Konjufca u shpreh se një institucion i cili e konsideron veten se është i Kosovës, duhet të veprojë sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe interesit shtetëror.

Nëse një institucion nuk është i Kosovës, në kuptimin e sjelljes së tij mban qëndrime që nuk janë të Kosovës, por të Serbisë, nuk mendoj se është interes i Kosovës të vazhdojë më ai institucion”, deklaroi Konjufca.

Ai u shpreh se ekipi, përveç që nuk po i përgjigjet institucioneve të Kosovës, gjithashtu udhëhiqet nga një deputete e Kuvendit të Serbisë.

Unë nuk pres ndonjë gjë të mirë prej një kryesueseje të këtij Ekipi menaxhues e cila është deputete e Aleksandër Vuçiçit. Dhe, deputetja e Aleksandër Vuçiçit nuk mund të shkruaj pjesë të rregullimit institucional të Republikës së Kosovës. Kjo është A,B, C-ja e interesit tonë shtetëror”, deklaroi kryetari i Kuvendit të Kosovës.

 Kryetari i Kuvendit u shpreh se një deputete e Kuvendit të Serbisë, nuk mund të jetë kryesuese e ekipit menaxhues.

Qysh mundet një deputete e Kuvendit të Serbisë ta prezantojë Republikën e Kosovës, çfarëdo interesi publik? Ajo s’ka çka të prezantojë hiç, faktikisht”, tha ai. 

Ai tha se edhe nëse drafti i statutit të Asociacionit shkruhet mirë, nuk duhet të pranohet.

glauk konjufca

Sondazh

Poll