Bota

'Vëllezërit dhe motrat tanë nga Hungaria dhe Spanja nuk e kanë njohur akoma...'/ Vuçiç: Kosova s'do ta ketë të lehtë rrugën drejt NATO-s!

Ndërsa ka shtuar se në këtë çështje asgjë nuk varet nga Serbia sepse ajo nuk është anëtare e NATO-s.

28 Prill 2023, 18:42 Nga a.l
'Vëllezërit dhe motrat tanë nga Hungaria dhe Spanja nuk e
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur sot për synimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO. Ai ka thënë se Kosova s’do ta ketë të lehtë një gjë të tillë, sipas tij, për shkak të kundërshtimit të fortë të Spanjës dhe tashmë edhe Hungarisë, shkruan Danas. Ndërsa ka shtuar se në këtë çështje asgjë nuk varet nga Serbia sepse ajo nuk është anëtare e NATO-s.

Ata mund të pranohen në NATO, por nuk do ta kenë lehtë sepse ka vende anëtare që nuk e njohin Kosovën. Do të ketë rezistencë shumë të fortë nga Spanja, por edhe nga disa vende që e kanë njohur Kosovën, si vëllezërit dhe motrat tona nga Hungaria”, ka thënë Vuçiç.

I pyetur për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Vuçiç tha se ishte një “turp" më vete. 

“Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori”, ka thënë presidenti serb. 

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës votoi me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës. Me këtë hap, Kosova përmbylli fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës. Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.

aleksander vucic

Sondazh

Poll