Bota

Lajçak bisedime paraprake me Kurtin: Asosacioni në axhendë! Takimi i 2 majit do të jetë një hap i rëndësishëm përpara

Diplomati ka konfirmuar paraprakisht se në takimin e së martës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç do të shqyrtohet drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

28 Prill 2023, 18:34 Nga a.l
Lajçak bisedime paraprake me Kurtin: Asosacioni në axhendë!
Albin Kurti dhe Miroslav Lajçak

KOSOVË- Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsoslav Lajçak ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Forumin e Delphit. Përmes një postimi në Twitter, Lajçak tha se me Kurtin kanë folur për rëndësinë e dialogut dhe hapin tjetër e rëndësishëm. 

Në Forumin e Delphit në takimin tim me kryeministrin Albin Kurti, theksova rëndësinë e takimit të Dialogut më 2 maj. Do të jetë një hap i rëndësishëm përpara dhe është e rëndësishme ta shmangni çdo veprim që mund ta përkeqësojë atmosferën”, shkroi Lajçak.

Diplomati ka konfirmuar paraprakisht se në takimin e së martës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç do të shqyrtohet drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në Bruksel, Kurti dhe Vuçiç do të takohen më 2 maj në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga blloku evropian. Zyrtarët evropianë kanë konfirmuar se në këtë takim pritet të miratohet Deklarata për të pagjeturit dhe do të paraqitet drafti i parë i statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

dialogu kosove-serbi miroslav lajçak albin kurti

Sondazh

Poll