Bota

Takimi i 2 majit në Bruksel/ Kurti bisedime me Lajçak: Marrëveshja Themelore duhet të zbatohet sa më shpejt

Kurti ka thënë se Marrëveshja Themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt, pa parakushte dhe pa vonesa. 

28 Prill 2023, 18:28 Nga a.l
Takimi i 2 majit në Bruksel/ Kurti bisedime me Lajçak:
Albin Kurti dhe Miroslav Lajçak

KOSOVË-  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak me të cilin kanë biseduar për situatën politike në vend dhe për takimin e radhës të nivelit të lartë që do të mbahet më 2 maj në Bruksel. Kurti ka thënë se Marrëveshja Themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt, pa parakushte dhe pa vonesa. 

“Diskutuam takimin e ardhshëm në Bruksel dhe zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat tona në veri me Miroslav Lajcak në Forumin e Delphit. Marrëveshja Themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt. Asnjë parakusht dhe pa vonesa”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

Në Bruksel, Kurti dhe Vuçiç do të takohen më 2 maj në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga blloku evropian. Zyrtarët evropianë kanë konfirmuar se në këtë takim pritet të miratohet Deklarata për të pagjeturit dhe do të paraqitet drafti i parë i statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll