Bota

Ura mbi Ibër në Mitrovicën e Veriut/ Vuçiç: Kurti dëshiron konflikt me çdo kusht

Sipas presidentit serb, shteti i tij do të bëjë gjithçka që të ruhet paqja.

28 Prill 2023, 18:19 Nga a.l
Ura mbi Ibër në Mitrovicën e Veriut/ Vuçiç: Kurti
Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas vendimit nga kuvendi komunal në Mitrovicë të Veriut për hapjen e urës mbi Ibër. Vuçiç tha se ura mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut, paraqet një digë dhe mbrojtje të interesave të popullit serb në veri të Kosovës. Ndërsa theksoi se me vendimin për hapjen e urës, shqiptarët duan të marrin edhe Mitrovicën e Veriut.

Kjo është ideja e tyre e kamotshme, që për vite me radhë populli ynë e ka kundërshtuar”, tha ai.

Vuçiç theksoi se Kurti do ta justifikojë këtë vendim duke thënë se nuk do geto në Mitrovicë, por qytete të hapura dhe se për këtë do t’ia hedh lehtë para përfaqësuesve perëndimorë. Sipas presidentit serb, shteti i tij do të bëjë gjithçka që të ruhet paqja.

Por, ne po ashtu po ju themi atyre para takimit në Bruksel më 2 maj dhe do të vazhdojmë edhe pas kësaj: as mos ëndërroni se do të keni sukses në qëllimet tuaja për të dëbuar apo shkatërruar serbët në çdo pjesë të Kosovës dhe Metohisë, sepse në atë rast ne do të dimë se çfarë duhet të bëjmë”, tha ai. 

Në Bruksel, Kurti dhe Vuçiç do të takohen më 2 maj në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga blloku evropian. Zyrtarët evropianë kanë konfirmuar se në këtë takim pritet të miratohet Deklarata për të pagjeturit dhe do të paraqitet drafti i parë i statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

Kryesuesi i kuvendit komunal në Mitrovicë të Veriut, Nedzat Ugljanin, njoftoi se sot është marr vendimi që të hapet ura mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve dhe lëvizje të lirë. Siç njoftoi ai, vendimi u mor me shumicë votash në Kuvendin Komunal. Pas luftës së fundit në Kosovë, ura mbi lumin Ibër e ndau Mitrovicën në dy pjesë, në atë jugore me shumicë shqiptare, dhe në pjesë veriore, të banuar me shumicë serbe. Sot, ato janë dy komuna të veçanta. Ura mbi lumin Ibër apo “rivitalizimi i urës” ka qenë temë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Palët kishin rënë dakord që ura të ishte e hapur për qarkullim. Por, në praktikë kjo nuk ndodhi kurrë dhe vetëm njëra anë u hap për këmbësorët.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll