Bota

Hetimet zbuluan konfliktin e interesit në emërimin e tij! Dorëhiqet kreu i BBC, Sharpe: Nëse do qëndroja më tej....

Në një njoftim të shpërndarë nga vetë BBC thuhet se dhënia e parave përbën konflikt interesi në emërimin e Sharp, që u bë në vitin 2022 dhe u mbështet nga Johnson.

28 Prill 2023, 18:17 Nga A.B
Hetimet zbuluan konfliktin e interesit në emërimin e tij!
Richard Sharpe 

BRITANI E MADHE- Richard Sharpe ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit në BBC. Ky lajm i cili po bën bujë të madhe, vjen pas dy vitesh që ai kishte marrë drejtimin e kësaj media të njohur.

Në një njoftim të shpërndarë nga vetë BBC thuhet se dhënia e parave përbën konflikt interesi në emërimin e Sharp, që u bë në vitin 2022 dhe u mbështet nga Johnson.

Mendoj se nëse do të qëndroja më tej, kjo çështje do të shkaktonte shpërqendrimin tim nga aktivitetet e BBC”, ka deklaruar Sharp, ish-bankier dhe ish-financier i konservatorëve, si dhe mik personal i Boris Johnson.

Në konkluzionin përkatës, theksohet se Richard Sharp e kishte njoftuar paraprakisht Boris Johnson se ishte i interesuar për postin në BBC.

Nga ana e tij, bordi i BBC njoftoi se kishte pranuar dorëheqjen e Richard Sharpe, të cilin e quajti një " koleg të nderuar dhe të respektuar" dhe "një kryetar shumë efektiv i BBC".

“Bordi i BBC-së e konsideron Richard Sharp si një person me integritet”, thuhet në një deklaratë.

Sharpe përfundimisht u detyrua të jepte dorëheqjen pas muajsh presioni në rritje, jo vetëm për ndihmën e Johnson-it për të siguruar një hua prej 800,000 £, por edhe për trajtimin e çështjes Gary Lineker.

Siç raporton gazeta britanike “Daily Mail” , ai mori kritika të ashpra për trajtimin e polemikës që u ngrit për rastin e Linekerit, i cili si drejtues i emisionit “Match of the Day” u hoq – përkohësisht, pasi ai përfundimisht. u kthye - sepse ai vuri në dyshim politikën e qeverisë për azil. /Dosja.al

richard sharpe 

Sondazh

Poll