Bota

Shtohet misteri për shpërthimin e tubacioneve 'Nord Stream në Detin Baltik, 4 ditë para sabotimit u vëzhgua nga një anije speciale ruse

Tubacionet u çanë nga eksplozivët nënujorë më 26 shtator, shtatë muaj pasi forcat ruse pushtuan Ukrainën.

28 Prill 2023, 17:43 Nga a.l
Shtohet misteri për shpërthimin e tubacioneve 'Nord Stream
Shpërthimi i tubacioneve Nord Stream

RUSI- Zhvillime të reja nga shpërthimi i famshëm i tubacioneve 'Nord Stream' në Detin Baltik në shtator. Mediat e huaja raportojnë se një anije speciale ruse ishte parë pranë gazsjellësit katër ditë përpara se të sabotohej. 

Tubacionet u çanë nga eksplozivët nënujorë më 26 shtator, shtatë muaj pasi forcat ruse pushtuan Ukrainën. Një varkë patrullimi daneze siguroi 26 foto të anijes speciale ruse SS-750 me një mini-nëndetëse AS-26 Priz në bord më 22 shtator pranë Bornholmit ku ndodhi shpërthimi më vonë. 

Veterani i shërbimeve të inteligjencës civile dhe ushtarake suedeze, Joakim von Braun, tha se gjashtë anijet ishin një grup që ishte krijuar pikërisht për këtë lloj operacioni. 

Në atë kohë u tha se disa vende kishin motive për sabotimin e gazsjellësit Nord Stream: Rusia, Gjermania, Ukraina, Polonia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara. Prokurorët gjermanë thanë më herët se në janar hetuesit kontrolluan një anije që dyshohej se kishte transportuar eksplozivë të përdorur në shpërthime. Qeveria ukrainase mohoi përfshirjen në aksion, ndërsa Kremlini hodhi poshtë raportin e Times si një "diversion".

nord stream

Sondazh

Poll