Bota

Merr flakë pallati 8-katësh në Turqi/ 5 persona përfundojnë në spital, zjarri vihet nën kontroll pas 8 orësh (DETAJE)

Flakët janë neutralizuar me ndërhyrjen e ekipit të zjarrfikësve nga ajri dhe toka. 

28 Prill 2023, 17:35 Nga a.l
Merr flakë pallati 8-katësh në Turqi/ 5 persona
Digjet ndërtesa 8 katëshe në Turqi

TURQI- Një pallat 8 katësh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Turqi. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në zonën 4-blloqë në rrethin Yenikale. Pesë persona janë dërguar me ambulancë në spital pasi janë asfiksuar nga shtëllungat e tymit.

Ndërsa ekipet mjekësore kanë ndërhyrë edhe te një peson i cili kishte ndrydhur këmbën nga paniku që po përjetonte. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Është raportuar se zjarrfikësit kanë shpëtuar një mace dhe një qen të bllokuar në ndërtesë. Zjarri është vënë në kontroll pas 8 orësh. Flakët janë neutralizuar me ndërhyrjen e ekipit të zjarrfikësve nga ajri dhe toka. 

digjet ndertesa ne turqi

Sondazh

Poll