Aktualitet

Vrasja e Nikulajt, Manja: Presim përgjigjet e letërporosive, po komunikojmë me homologët

Ai përgëzoi Policinë e Shtetit për zbardhjen e ngjarjes.

27 Prill 2023, 10:51 Nga F.M
Vrasja e Nikulajt, Manja: Presim përgjigjet e letërporosive, po
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë ka deklaruar se janë në pritje të përgjigjeve të letërporosive që kanë dërguar në Britaninë e Madhe për rastin e autorëve të vrasjes së Ardian Nikulajt. Në një prononcim për mediat, Manja u shpreh se për këtë ngjarje janë në komunikim të vazhdueshëm me homologët në Angli. Ai përgëzoi Policinë e Shtetit për zbardhjen e ngjarjes.

Pjesë nga fjala e Manjës:

Lidhur me ngjarjen e Lezhës jemi ne bashkëpunim te ngushtë me prokurorinë ne momentin e parë qe do vijnë letërporsitë do i procedojmë menjëherë dhe do komunikojmë me homologet e huaj për shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje të shëmtuar. Përgëzoj policinë e shtetit dhe prokurorinë, që në kohë rekord arritën që të zbardhnin një ngjarje kaq të shëmtuar.

Vrasja e Nikulajt u zbardh një ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe.

ulsi manja ardian nikulaj vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll