Aktualitet

Mësuesja mbante në shtëpi regjistrat e shkollës, policisë i “del gjumi” pas denoncimit. Merret masa për të dhe nëndrejtoreshën

Në lidhje me këtë rast abuziv, policia sqaron se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për ish mësuesen dhe nëndrejtoreshën e shkollës Gjoricë, duke kryer veprime në kundërshtim me ligjin.m

26 Prill 2023, 14:08 Nga m.s
Mësuesja mbante në shtëpi regjistrat e shkollës,
Foto ilustruese

BULQIZË- Policia Bulqizë ka reaguar në lidhje me një rast të publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku një ish mësuese ka mbajtur në shtëpi regjistrat në shenjë revolte, për të marë pagesën e papunësisë. Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një ish mësueseje zëvendësuese që figuronte sikur ka punuar 5 ditë në vitin e shkuar shkollor, ndërkohë që nuk kishte punuar asnjë ditë. Kjo gjë e pengonte të merrte pagesën e papunësisë për atë vit. Në lidhje me këtë rast abuziv, policia sqaron se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për ish mësuesen dhe nëndrejtoreshën e shkollës Gjoricë, duke kryer veprime në kundërshtim me ligjin.

Bëhet fjalë për shtetasen Lavdie Xheka, e cila ka qenë mësuese në shkollën 9-vjeçare Gjoricë në Bulqizë. Ajo ka marrë nga ambientet e shkollës dhe nuk ka dorëzuar dy regjistra të dy klasave të ndryshme, duke i publikuar më pas në media. Ndërsa shtetasja E.S., me detyrë nëndrejtoreshë e shkollës Gjoricë, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke mos ruajtur dhe administruar dokumentat zyrtarë (regjistrat) e kësaj shkolle.
Lavdie Xheka ka thënë për “Fiks Fare” se i kishte marrë regjistrat për shkak të mosmarrëveshjes dhe nga inati personal me drejtorin. Ajo në një takim me juristen i ka plotësuar librezën e punës pa u bazuar në asnjë kontratë apo marrëveshje pune. Ajo firmos dhe drejtori vulos, punën 5 ditore të mësueses, punë e cila nuk është paguar, por i rezulton në sistem dhe e pengon të marrë pagesën e papunësisë.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një rast të publikuar mbrëmjen e datës 25 prill 2023, në emisionin investigativ "Fiks Fare", ku shtetasja L.XH., kishte marrë nga shkolla dy regjistra të klasave të ndryshme dhe nuk i kishte dorëzuar ato, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për veprën penale "Shpërdorim detyre", dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetaset L.XH., 52 vjeçe; E.S., 33 vjeçe, banuese në Bulqizë.
Shtetasja L.Xh., duke qenë me detyrë mësuese në shkollën 9-vjeçare Gjoricë në Bulqizë, ka marrë nga ambientet e shkollës dhe nuk ka dorëzuar dy regjistra të dy klasave të ndryshme, duke i publikuar më pas në media. Ndërsa shtetasja E.S., me detyrë nëndrejtoreshë e shkollës Gjoricë, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke mos ruajtur dhe administruar dokumentat zyrtarë (regjistrat) e kësaj shkolle.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër falenderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë të gjitha rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112./Dosja.al

lavdie xheka bulqize

Sondazh

Poll