Politike

Ibrahimaj: Çdo i ri i papunë do bëhet pjesë e programeve të aftësimit, SKEMA se si do të futet në punë më pas. Synojmë të fuqizojmë bursën e Shqipërisë

Sipas ministres, në tre muajt e parë, ata do të paguhen me 80% të pagës minimale, ndërsa më pas me pagën e plotë. 

27 Prill 2023, 09:44 Nga F.M
Ibrahimaj: Çdo i ri i papunë do bëhet pjesë e programeve
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja Delina Ibrahimaj ka deklaruar se qeveria ka miratuar një vendim për të aftsuar të rinjtë e papunë. Në një prononcim për mediat, Ibrahimaj tha se kjo gjë do të bëjë që të rinjtë më pas të punësohen. Sipas ministres, në tre muajt e parë, ata do të paguhen me 80% të pagës minimale, ndërsa më pas me pagën e plotë. 

Pjesë nga prononcimi: 

Sot, në Këshillin e Ministrave miratuam dy vendime. Në radhë të parë, miratimi i projektvendimit për programin e nixtjes së punësimit që lidhet me garancinë rinore. Kjo u drejtohet aftësimit të të rinjve nga 15-30 vjeç, brez që ka një papunësi më të madhe. Çdo i ri që ka katër muaj pa punë, do t'i ofrohen programe dhe një vend pune., E gjithë kjo do të bëhet në kuadër të bashkëpunimit të forneve të shtetit shqiptar dhe të BE-së. Më pas do tu gjendet një vend pune, për tre muaj e parë do të paguhen me 80% të pagës minimale, më pas me 100% të rrogës. Të rinjve do tu paguhet edhe transporti nëse banojnë më larg se dy kilometra. 

Prej shumë vitesh qeveria ka qenë ofruesi kryesor i bonove të thesarit dhe të obligacioneve. Miratuam një strategji duke i hapur rrugë zgjerimit të emetimit të obligacioneve. Synojmë të fuqizojmë bursën e Shqipërisë në mënyrë të kompanitë private dhe shtetërore të emetojnë tituj, bono dhe obligacione. 

delina ibrahimaj vkm 27 prill 2023

Sondazh

Poll

Politike 27 Prill 2023, 08:57 F.M

FOTO/ Rama viziton zyrat e Manchester City-t

Edi Rama BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga zyrat e Manchester Cityt. Ai ndodhet në Britaninë e Madhe ku pritet të...