Politike

Cilët janë të dënuarit shqiptarë që rikthehen nga Anglia? Çuçi: Pyesni Manjën, s'ka ndarje kategorish

Çuçi tha se do të vijojnë procedurat ligjore.

27 Prill 2023, 09:39 Nga F.M
Cilët janë të dënuarit shqiptarë që rikthehen nga
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë me dije se nuk janë ndarë ende kategoritë e shqiptarëve që pritet të riatdhesohen në Shqipëri. Në një prononcim për mediat, Çuçi tha se do të vijojnë procedurat ligjore.

Pjesë nga deklarata e Çuçit: 

Cilat janë kategoritë e shqiptarëve të dënuar në Britaninë e Madhe që do të rikthehen në vendin tonë?

Bledi Çuçi: Kjo është pyetje për ministrinë e Drejtësisë, rikthimet janë të bazuara në marrëveshjen e nënshkruar mes tij dhe Britanisë së Madhe, Në bazë të marrëveshjes do të fillojë dhe zbatimi. Kategoria, nuk besoj se ka një dallim. Ka një proces gjyqësor dhe këto janë procedura ligjore ku ndërhyn dhe gjykata. Marrëveshja është në fuqi, ka filluar të zbatohet dhe kanë filluar negociatat edhe me ndihmën e britanikëve. Për më shumë, mund të pyesni edhe Ministrin e Drejtësisë. 

bledi cuci

Sondazh

Poll

Politike 27 Prill 2023, 08:57 F.M

FOTO/ Rama viziton zyrat e Manchester City-t

Edi Rama BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga zyrat e Manchester Cityt. Ai ndodhet në Britaninë e Madhe ku pritet të...