Politike

Çuçi: Kur të marrim në administrim prodhimin e ID-ve dhe të pasaportave, do shohim mundësitë për ulje çmimesh

Megjithatë, nuk dha garanci. 

27 Prill 2023, 09:35 Nga F.M
Çuçi: Kur të marrim në administrim prodhimin e ID-ve dhe
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshmë Bledi Çuçi ka deklaruar se mund të rishikohen çmimet e kartave të identitetit dhe të pasaportave. Në një prononcim për gazetarët, ai tha se kjo gjë mund të ndodhë kur ky proces të kalojë në duart e shtetit. Megjithatë, nuk dha garanci. 

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: Ndryshimi i pronësisë së kompanisë për prodhimin e dokumenteve a do të sjellë një reduktim të cmimit?

Bledi Çuçi: Nuk lidhet fare me çmimin, është një marrëdhënie kontraktore me kompaninë që mbaron në fund të korrikut të këtij viti dhe në si qeveri apo unë si ministër, do përfundojmë kontratën dhe do të marrim në dorëzim të gjithë kompaninë e prodhimit të kartave. Pasi ta marrim në administrim, cështja e çmimit është gjithçka që shihet, jemi fleksibël për të bërë ndryshme. Do shohim hapësira për ta lehtësuar në maksimum për shtetasit. 

bledi cuci

Sondazh

Poll

Politike 27 Prill 2023, 08:57 F.M

FOTO/ Rama viziton zyrat e Manchester City-t

Edi Rama BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga zyrat e Manchester Cityt. Ai ndodhet në Britaninë e Madhe ku pritet të...