Politike

Vettingu në polici, Çuçi: Trupa e madhe është përjashtuar, do vetohen vetëm 300 funksione të kupolës

Sipas tij, ky proces nuk ka lidhje me zgjedhjet.

27 Prill 2023, 09:30 Nga F.M
Vettingu në polici, Çuçi: Trupa e madhe është
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë me dije se Vettingu në polici vijon, por vetëm për kupolën e Policisë së Shtetit. Në një prononcim për gazetarët, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Çuçi tha se janë vetëm 300 funksione të kupolës që do të vetohen. Sipas tij, ky proces nuk ka lidhje me zgjedhjet.

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: Vettingu në Policinë e Shtetit u pezullua për muaj me radhë, çfarë ndodhi që u rikthye tani në prag të zgjedhjeve lokale?

Bledi Çuçi: Vettingu në polici është pezulluar kohë më parë me ligj dhe ne morëm kohën e duhur për ta ribërë ligjin në polici siç na keni ndjekur kemi miratuar dhe ndyrshet në ligjin për Vettingun e policisë. Aty parashikuam dhe ka nisur vetëm për pjesën drejtuese të Policisë së Shtetit dhe duke hequr nga vetimi trupën e madhe. Janë vetëm 300 funksione të kupolës që do të vetohen. Nuk ka as pezullimin as rifillim dhe as lidhje me zgjedhjet.

bledi cuci vkm 27 prill 2023

Sondazh

Poll

Politike 27 Prill 2023, 08:57 F.M

FOTO/ Rama viziton zyrat e Manchester City-t

Edi Rama BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga zyrat e Manchester Cityt. Ai ndodhet në Britaninë e Madhe ku pritet të...