Politike

Vendimi i qeverisë: Kujt i ka skaduar karta e ID, do të lejohet të votojë më 14 maj

Çuçi ka bërë me dije se është miratuar vendimi që lejon të votojnë edhe ata që u ka skaduar karta e identititetit. 

27 Prill 2023, 09:23 Nga F.M
Vendimi i qeverisë: Kujt i ka skaduar karta e ID, do të lejohet
Bledi Çuçi

TIRANË- Të gjithë qytetarët mund të votojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ministri Bledi Çuçi ka bërë me dije se është miratuar vendimi që lejon të votojnë edhe ata që u ka skaduar karta e identititetit. 

Deklarata e Çuçit:

Sot miratuam në Këshillin e Ministrave vendimin për shtyrjen e afatit të dokumentit të qytetarëve shqiptarë, që skadojnë më 14 maj. Partia politike duke parë numrin e madh të kartave të identitetit që kanë skaduar apo skadojnë deri më 14 maj, vendosëm që ta shtyjmë afatin duke lejuar që të gjtihë të votojnë në zgjedhjet lokale, pavarësisht se dokumentet e tyre kanë skaduar. 

bledi cuci vkm 27 prill 2023

Sondazh

Poll

Politike 27 Prill 2023, 08:57 F.M

FOTO/ Rama viziton zyrat e Manchester City-t

Edi Rama BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga zyrat e Manchester Cityt. Ai ndodhet në Britaninë e Madhe ku pritet të...