Aktualitet

Arrestohen dy persona në Durrës, njëri rrahu bashkëshorten

Akuzohen për vepra të ndryshme penale.

27 Prill 2023, 09:05 Nga F.M
Arrestohen dy persona në Durrës, njëri rrahu bashkëshorten
Policia e Durrësit

DURRËS- Dy persona janë vënë në pranga në Durrës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se L. S., 39 vjeç, banues në Durrës, akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ndërsa N. T., 49 vjeç, banues në Durrës u arrestua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës".

Njoftimi i policisë Durrës:

Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L. S., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Po nga këta specialistë u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim N. T., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e durresit

Sondazh

Poll