Aktualitet

Ngacmoi të miturën e turisten, arrestohet i riu, njërën e përndoqi tek qendra tregtare, 15-vjeçaren në ashensor

Policia bën me dije se në momentin që 25-vjeçari me inicialet Xh.B., është vënë në pranga, i është gjetur dhe një sasi kanabisi. 

27 Prill 2023, 09:06 Nga F.M
Ngacmoi të miturën e turisten, arrestohet i riu, njërën e
Policia

TIRANË- Një 25-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për ngacmim seksual. Siç bëhet me dije në njoftimin zyrtar, i riu ka ngacmuar një të huaj dhe një 15-vjeçare shqiptare. Të miturën ai e ka ngacmuar në ashensor, ndërsa të huajën në parkingun e një qendre tregtare. Policia bën me dije se në momentin që 25-vjeçari me inicialet Xh.B., është vënë në pranga, i është gjetur dhe një sasi kanabisi. 

Njoftimi i policisë Tiranë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar "HARASSMENT". Ngacmoi seksualisht dy shtetase, identifikohet dhe vihet në pranga 25-vjeçari. Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, që iu gjet 25-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase e mitur 15 vjeçe, se një shtetas i paidentifikuar e kishte ngacmuar atë seksualisht, në ashensorin e pallatit ku ajo banon, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "HARASSMENT".

Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasit Xh. B., 25 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari ka ngacmuar seksualisht 15-vjeçaren, në ashensorin e pallatit, si dhe një shtetase të huaj, në parkingun e një qendre tregtare. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prolurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll