Politike

Gishtat e Këlliçit, Berisha: Rama ua ka drejtuar ato qytetarëve, hajdutët meritojnë më shumë

Po ashtu, Berisha shtoi se po të ishte ai, do të kishte bërë shumë më shumë se sa Këlliçi. 

27 Prill 2023, 08:07 Nga I.A
Gishtat e Këlliçit, Berisha: Rama ua ka drejtuar ato
Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar posterin e kandidatit për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi me gishtat e mesit ngritur. I ftuar në emisionin 'Spotlight' në Vizion Plus, Berisha ka deklaruar se Këlliçi këtë veprim ua ka drejtuar kriminelave, ndërsa mori shembull Ramën që këtë veprim ua ka bërë qytetarëve të thjesht. Po ashtu, Berisha shtoi se po të ishte ai, do të kishte bërë shumë më shumë se sa Këlliçi. 

"Edi Rama këtë ua ka drejtuar njerëzve, nuk e ka bërë në poster. Shiko, ua ka ngiritur qytetarëve këtë, ata po e përshëndesnin. Nëse t'i shan një qytetarë të ndershëm sigurisht që je kriminel, po jo të korruptuarëve. Të korruptuarve është pak t'i thuash këtë. Ai po ua nxjerr Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij, të cilët kanë marrë leje drejtimi dhe ndërtojnë në Tiranë për Veliajn. E ka me ata që u kanë kjmarrë qytetarëve 42 milionë taksa arsimi dhe thotë kam ndërtuar 40 shkolla dhe në fakt skanë ndërtuar as gjysmat. Ky ka përballë një njeri që mendon se qytetarin do ta bindë me falsitetin e tij. Ai e ka pak, Hajdutit gishtin, qytetarit zemrën. Ai meriton më shumë, po ky është kufizuar me gishtin se është më i ri, më soft, se të isha unë e di unë çfarë i thonte," tha Berisha.

sali berisha belind këlliçi

Sondazh

Poll