Politike

Rikthimi në politikë/ Berisha: Nuk është rregull por thirrje, Rama kontroll absolut në të gjitha institucionet

Berisha më tej shtoi së kjo është hera e parë në 32 vite demokraci që opozita nuk përfaqëson asnjë institucion.

27 Prill 2023, 07:57 Nga I.A

Rikthimi në politikë/ Berisha: Nuk është rregull por

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar rikthimin e tij në politikë si një thirrje kundër pushtetit aktual. I ftuar në emisionin 'Spotlight' në Vizion Plus, Berisha tha se opozita sot po drejtohet nga qytetarë dhe njerëz të thjeshtë.

"Që nga 92 deri më sot kjo është fushata e parë që nuk marrin rroga në shtet por vijnë vullnetarisht. Kundërshtari im merr punonjësit me detyrim. Në krye të opozitës tani janë opozitarët që nuk kanë asnjë lidhje me pushtetin. Rikthimi nuk është rregull, por është thirrje”, tha Berisha.

Berisha më tej shtoi së kjo është hera e parë në 32 vite demokraci që opozita nuk përfaqëson asnjë institucion.

“Opozita gjithmonë në këto 32 vite ka pasur institucionet që i ka drejtuar. KQZ, KLSH, kurse klëtë herë të gjitha pushtetet janë të një partie, të një njeriu që nuk zbaton kushtetutë, normë dhe parim. Një njeri që tërhiqet mbi bazën e dëshirave të tij patologjike. Një kryeministër që shkon nga sheshi në shen dhe u thotë qytetarëve po nuk më votuat nuk keni asnjë para. E thotë sepse e di që drejtësia nuk i thotë gjë, Parlamëntin e kontrollon vetë”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll