Politike

Qori: Çdo shitje të votës nga qytetarët e Tiranës do ta marr si dështim personal

Por sipas Qorit, nëse kjo ndodh me të, atëherë do të jetë dështim i tij, pasi nuk arriti që tu mbush mendjen qytetarëve. 

27 Prill 2023, 07:40 Nga I.A
Qori: Çdo shitje të votës nga qytetarët e Tiranës do
Arlind Qori

TIRANË- Kreu i “Lëvizja Bashkë” Arlind Qori ka deklaruar se çdo shitje vote ai ka për ta marrë si dështim personal. I ftuar në emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Qori u shpreh se sistemi politik në vend është parazitar dhe se çdo herë vota është shitur apo tjetërsuar. Por sipas Qorit, nëse kjo ndodh me të, atëherë do të jetë dështim i tij, pasi nuk arriti që tu mbush mendjen qytetarëve. 

"Ne kemi një sistem politik parazitar. Ata që garojnë kanë kanë synim vetëm veten e tyre dhe të vjedhin. Në Shqipëri vota është tjetërsuar, vota blihet, çfarë nuk ndodh. Nëse një qytetar i Tiranës do të shesë votën, unë do e marr si dështim personal, pasi nuk arrita dot që t'ia mbush mendjen atij për vlefshmërinë tonë, për karakterin tonë. Prandaj ua thash që kafsha e punës në zonën e minuar, i pari do të jetë kryetari e më pas të tjerët," tha Qori.

arlind qori

Sondazh

Poll