Politike

Arlind Qori: Do mbaj unë përgjegjësi nëse humbim

ori tha se përsa i përket rezultatit që do të prodhojë “14 Maji” do të mbajë përgjegjësinë nëse humb.

27 Prill 2023, 07:34 Nga I.A
Arlind Qori: Do mbaj unë përgjegjësi nëse humbim
Arlind Qori

TIRANË- Kandidati për bashkinë e Tiranës nga ‘Lëvizja Bashkë’ Arlind Qori tha se partia e tij është organizuar mjaftueshëm për të mbrojtur votat prandaj konkurron vetëm në Tiranë. I ftuar në emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Qori tha se përsa i përket rezultatit që do të prodhojë “14 Maji” do të mbajë përgjegjësinë nëse humb.

“Për fitoren merita është e të gjithëve, për humbjen përgjegjësia është e imja. Cilido qoftë rezultati përgjegjësia politike do jetë e imja, do të jetë e jona. Ne nuk i fshihemi asnjë rezultati, asnjë përgjegjësie dhe nuk dimë të qajmë”, tha Qori

arlind qori

Sondazh

Poll